Kryeministri i Belgjikës drejt dorëheqjes, dështojnë negociatat për buxhetin e vendit
Kryeministri i Belgjikës, Bart De Wever, pritet t’i paraqesë dorëheqjen e qeverisë së tij Mbretit Philippe këtë të hënë, pas dështimit të negociatave për arritjen e një marrëveshjeje mbi buxhetin e vendit. Sipas transmetuesit publik VRT, De Wever do të pritet nga Mbreti në orën 09:30, pas bisedimeve të zhvilluara gjatë natës me kabinetin qeveritar, të cilat nuk arritën të prodhonin një kompromis. Kriza lidhet me situatën e vështirë financiare të Belgjikës, e cila duhet të realizojë kursime prej 10 miliardë eurosh për të respektuar kufijtë e shpenzimeve të përcaktuar nga Bashkimi Evropian. Deficiti buxhetor i vendit arriti në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto vitin e kaluar, ndërkohë që rregullat evropiane parashikojnë një kufi maksimal prej 3%. Edhe borxhi publik përbën një shqetësim të...
Burimi:
syri.net