Kryedemokrati Berisha prezanton kandidatët e Lushnjes për zgjedhjet e 11 Majit: Ndryshojnë si dita me natën në krahasim me ata socialistët

Kryedemokrati Berisha prezanton kandidatët e Lushnjes për zgjedhjet e 11 Majit: Ndryshojnë si dita me natën në krahasim me ata socialistët

Koalicioni Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka prezantuar pasditen e sotme kandidatët për deputetë në qytetin e Lushnjës.Në këtë takim ka marrë pjesë kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, drejtuesi politik i qarkut të Fierit Gazment Bardhi dhe deputeti demokrat Luan Baçi. Gjatë fjalës së tij para mbështetësve, Berisha u shpreh se kandidatët e PD-se ndryshojnë si dita me natën në krahasim me kandidatë socialistë.Pjesë nga fjala e Sali Berishës: I dashur zoti Gazment Bardhi, udhëheqës politik i qarkut, të dashur kandidate dhe kandidatë për deputetë, kam nder të veçantë që vij sot këtu për t’u paraqitur ju, burra dhe gra, individë të shquar, njerëz të suksesit, njerëz me dinjitet, që përfaqësoni vlerat më të arrira të familjeve, të komunitetit, të qytetit dhe fshatrave të...