Burimi:
Sarandanews.com

Foto © Sarandanews.com
Kryebashkiaku Oltion Çaci zhvillon takim me përfaqësues nga Gjermania për projektet mjedisore në Sarandë
👁3862
Kryetari i Bashkisë Sarandë, Olti Çaci, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me përfaqësues nga Bashkia Lübeck në Gjermani dhe GIZ Berlin, në kuadër të bashkëpunimit afatgjatë mes dy bashkive. Fokusi i diskutimeve ishte bashkëpunimi me Shoqërinë Rajonale të Ujësjellës Kanalizimeve Sarandë, ku u trajtuan projektet për përmirësimin e sektorit të trajtimit të ujërave të ndotura, si dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të infrastrukturës mjedisore në qytet. Ky takim përforcon angazhimin e Bashkisë Sarandë në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm dhe rritjes së standardeve mjedisore, për një Sarandë më të pastër dhe më të gjelbër.