Kryebashkiaku i Tiranës drejt lirimit? Avokati: Më 15 shtator Erion Veliaj del nga burgu
Çështja e Erion Veliajt hyn në një fazë vendimtare, ndërsa debati për ligjshmërinë e paraburgimit dhe standardet e reja të vendosura nga Gjykata e Lartë pritet të rikthehen në qendër të vëmendjes. Avokati Alban Duraj e konsideron këtë një nga çështjet më komplekse të drejtësisë shqiptare, ku përplasen jo vetëm aspektet penale, por edhe pavarësia e pushtetit vendor dhe garancitë kushtetuese të individit. Sipas tij, praktika e re unifikuese e Gjykatës së Lartë, e cila vendos barrën e provës mbi Prokurorinë dhe kërkon shqyrtim real të alternativave ndaj “arrestit në burg”, mund të ndikojë drejtpërdrejt në vendimmarrjen e 15 shtatorit për fatin e Veliajt. Duraj shkon më tej, duke parashikuar lirimin e tij dhe rikthimin në zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. AVOKATI ALBAN...
Burimi:
javanews.al