Krumë/ Tre 16-vjeçarë plagosen me thikë, dy dërgohen në Prizren
Tre adoleshentë, 16 vjeç, kanë mbetur të plagosur me thikë pas një konflikti në Krumë të Hasit. Ngjarja ndodhi vetëm 13 metra larg portës së gjimnazit “Skënderbeu”, ku të rinjtë janë nxënës. Dy prej të plagosurve janë dërguar në Prizren për trajtim mjekësor më të specializuar, ndërsa Policia ka shoqëruar dy bashkëmoshatarë të tyre lidhur me ngjarjen. Sipas informacionit paraprak të Policisë, konflikti ndodhi rreth orës 13:35 të datës 23 tetor, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”. I dyshuar për plagosjen është një 16-vjeçar me inicialet A. G., i cili dyshohet se ka goditur me mjet prerës tre të miturit. Sipas dëshmitarëve, sherri ka nisur pas një kontakti me parakrah mes të rinjve, për t’u përshkallëzuar fillimisht në përplasje fizike dhe më pas në përdorimin e...
Burimi:
syri.net