Kroçera “Silver Whisper” ankorohet në portin e Vlorës, 383 pasagjerë nga SHBA-ja, Kanadaja e Australia

Kroçera “Silver Whisper” ankorohet në portin e Vlorës, 383 pasagjerë nga SHBA-ja, Kanadaja e Australia

Në portin e Vlorës mëngjesin e sotëm është ankoruar anija kroçere “Silver Whisper”. Në bord ndodhen 383 pasagjerë me kombësi të ndryshme përfshirë këtu: SHBA, Britania e Madhe, Australi, Kanada etj. Anija kroçere është nisur nga porti i Barit, Itali dhe do të qëndrojë në portin e Vlorës deri në orën 23:00. Destinacioni i radhës i saj do të jetë porti i Galipolit, Itali.
Burimi: Kohajone.com