Kroçera me 676 turistë nga SHBA-ja dhe Australia ankorohet në portin e Durrësit

Kroçera me 676 turistë nga SHBA-ja dhe Australia ankorohet në portin e Durrësit

Anija kroçierë “Nautica” është ankoruar fundjavën që lamë pas në portin e Durrësit. Në bord janë 676 turistë nga SHBA, Australia dhe vende të tjera të botës. Turistët kanë e eksploruar sitet historike të qytetit bregdetar dhe bukuritë e zonave përreth. “676 turistë nga SHBA, Australia dhe vende të tjera të botës, janë ndalur këtë fundjavë në Portin e Durrësit me anijen kroçierë “Nautica”, ndërsa kanë eksploruar sitet historike të qytetit bregdetar dhe bukuritë e zonave përreth, duke përjetuar edhe mikpritjen e pashoqe shqiptare”, shkroi Rama në rrjetet sociale krah fotove të anijes.
Burimi: Kohajone.com