KRIZA PËRSHKALLËZOHET/ Italia përgatit misionin detar në Detin e Kuq
Italia po përgatitet të forcojë praninë e saj detare në Detin e Kuq, me synim garantimin e kalimit të anijeve tregtare në ngushticën Bab el-Mandeb, ndërsa tensionet në rajon kanë rritur shqetësimet për sigurinë e një prej korridoreve të rëndësishme të transportit detar. Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka kërkuar shtimin e mjeteve detare në zonë dhe ka deklaruar se Roma nuk dëshiron të presë për një reagim më të gjerë europian. Italia është pjesë e misionit të BE-së, Aspides, i nisur në vitin 2024 për mbrojtjen e lundrimit tregtar në Detin e Kuq. Një ditë më parë, Crosetto njoftoi se Italia po përgatit një plan për të garantuar kalimin e sigurt të anijeve italiane përmes Bab el-Mandeb, duke argumentuar se vonesat në vendimmarrje...
Burimi:
ntv.al