Kriza në Kuvendin e Kosovës, Haradinaj: I domosdoshëm bashkëpunimi mes forcave politike

Kriza në Kuvendin e Kosovës, Haradinaj: I domosdoshëm bashkëpunimi mes forcave politike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se bashkëpunimi mes forcave politike është i domosdoshëm për të arritur deri te konstituimi i Kuvendit. Haradinaj tha se, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, “janë pjekur kushtet për të kthyer votimin e hapur”. Haradinaj tha se do të kërkojnë një konsultë me kryesuesin e seancës, Avni Dehari. Në këtë konsultë, Haradinaj tha se do të kërkohet mundësia e rikthimit të votimit të hapur dhe të mos procedohet me përpjekjen për votim të fshehtë.
Burimi: Syri.net