Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Kriza në Gaza/ Berlini: Ndihmat e ofruara, ‘shumë pak dhe shumë vonë’
👁5687
Një zëdhënës i qeverisë gjermane ka deklaruar të premten se kamionët me ndihma humanitare, të cilët Izraeli lejoi të hynë në Rripin e Gazës këtë javë, janë “shumë pak, shumë vonë”. “Ky është një numër shumë i vogël, shumë vonë dhe shumë ngadalë”, tha zëdhënësi. Ai theksoi më tej se është “koha për ta rritur ndihmën në mënyrë drastike” dhe për të siguruar që këto furnizime të arrijnë te populli i Gazës, në mënyrë që vuajtjet atje të marrin fund.