Kriza institucionale në Kosovë, Kushtetuesja vendos sot për konstituimin e Kuvendit

Kriza institucionale në Kosovë, Kushtetuesja vendos sot për konstituimin e Kuvendit

FOTO ILUSTRUESE KOSOVË-Të premten, më 8 gusht, përfundon afati i masës së përkohshme të vendosur nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me konstituimin e Kuvendit. Ky vendim pritet të publikohet, pasi muajin e kaluar Kushtetuesja urdhëroi deputetët të mos ndërmerrnin asnjë vendim dhe veprim deri më 8 gusht në lidhje me konstituimin e Kuvendit, derisa po i shqyrton dy lëndë. Kushtetuesja tha se po i shqyrton si lëndë të përbashkëta kërkesat e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilat kishin kërkuar sqarime për çështjet kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit. Nuk është e qartë nëse ajo do ta shqyrtojë kërkesën e presidentes Vjosa Osmani, në lidhje me atë se çfarë do të ndodhte nëse Kuvendi i Kosovës nuk do të konstituohej...