“Krimineli Vullnet Sinaj blen vota”/ Berisha denoncon skemën e blerjes së votave në Vlorë

“Krimineli Vullnet Sinaj blen vota”/ Berisha denoncon skemën e blerjes së votave në Vlorë

Në një postim në rrjetin social Facebook, një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar atë që ai e cilëson si një skemë të blerjes së votave, duke akuzuar drejtpërdrejt deputetin Vullnet Sinaj. Berisha e ka cilësuar veprimin si “krim të shëmtuar” dhe ka publikuar të plotë mesazhin e një “qytetari dixhital”, i cili pretendon se ka informacion të saktë dhe sekret për këtë aktivitet në Bashkinë Selenicë dhe zonën e Lumit të Vlorës. Në postimin e tij, Berisha shkruan: “Krimineli Vullnet Sinaj blen vota! Dënoj me forcën më të madhe krimin e tij të shëmtuar. Lexoni denoncimin e qytetarit digital!” Më pas, ai ndan mesazhin e ardhur nga “qytetari dixhital”, i cili fillimisht uron për një fitore...