Krimet zgjedhore/ Kreu i SPAK Dumani bën bilancin: 193 materiale të administruara

Krimet zgjedhore/ Kreu i SPAK Dumani bën bilancin: 193 materiale të administruara

Krimi zgjedhor është në fokus të një takimi ‘of record’ që kryeprokurori Altin Dumani po zhvillon me gazetarët këtë të enjte. “Strategjia ka pasur efekt parandalues, por edhe bashkëpunim. Lidhur me statistikat dhe të dhënat mund t’i sjell para jush 193 materiale të administruara, 35 nga policia e shtetit, 80 nga qytetarët. Kallëzime nga persona juridikë 16 materiale Nga 43 procedime të regjistruara një është dërguar për gjykim. Mbeten nën hetim 39 procedime penale. Janë lëshuar nga gjykata 17 kontrolle banesash personale ku është bërë e mundur të gjenden prova materiale”, u shpreh Dumani. “Edhe pse periudha zgjedhore ka përfunduar,...