
Krimet Zgjedhore. Altin Dumani, Ilirjan Celibashi dhe Olsian Çela, takim në ambasadën britanike
Ambasada Britanike organizoi një takim me Kryeprokurorin Special Altin Dumani, Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela dhe Komisionerin Publik të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi për të informuar ambasadorët mbi strategjinë e re për hetimin dhe parandalimin e krimeve zgjedhore, e cila është publikuar në vitin 2025. Njoftimi i plotë i Ambasadës Britanike: Ambasada Britanike ftoi Kryeprokurorin Special, Prokurorin e Përgjithshëm dhe Komisionerin Publik të Zgjedhjeve për të informuar ambasadorët mbi strategjinë për hetimin dhe parandalimin e krimeve zgjedhore, të publikuar në vitin 2025.Sesioni informues mbuloi qasjet kolektive dhe individuale të institucioneve për hetimin e shkeljeve zgjedhore në mjedisin aktual operativ, duke përfshirë...