Krimet e Enver Hoxhës dhe të regjimit të tij mbi gjuhën dhe letërsinë shqipe

Krimet e Enver Hoxhës dhe të regjimit të tij mbi gjuhën dhe letërsinë shqipe

Nga: Muhamet Hamiti Përmbajtja e revistës “Studime filologjike” nr. 4, 1988, në Tiranë, jep pasqyrën e lëndës së kësaj të përkohshmeje jetëgjatë që jep pasqyrën turpit të establishmentit të studimeve filologjike në Shqipërinë e Enver Hoxhës, tri vjet mbas vdekjes së diktatorit. Në krye të herës, revista botoi artikullin e Androkli Kostallarit dhe të Jorgo Bulos me titull, ”Enver Hoxha dhe shkencat filologjike shqiptare”, ff. 3-18. [Po te kjo revistë, “Studime filologjike”, nr. 2,1985, Androkli Kostallari kishte botuar në vitin kur kishte vdekur diktatori artikullin “Mësimet e shokut Enver Hoxha – baza e politikës gjuhësore të Partisë e të shtetit tonë socialist”]. Po te “Studime filologjike” nr. 4, 1988, gjen edhe artikuj si “Tiparet e gjuhës e të stilit në veprat e Enver Hoxhës” nga Xhevat Lloshi, “Mësimet e Enver Hoxhës –...