Krim në familje në Tiranë, burri vret gruan me thikë, arrestohet pas disa orësh në arrati (EMRAT-VIDEO)
pamje nga vendngjarja TIRANË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku një 68-vjeçar dyshohet se ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, 58-vjeçe, e cila ka humbur jetën. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Panorama”, pas një konflikti në banesë. Viktima është identifikuar si Lumturie Patushi, e cila ka humbur jetën pasi nuk u ka mbijetuar plagëve të marra. Ndërsa autori i dyshuar Hysni Patushi. Ky i fundit u largua menjëherë pas ngjarjes, ndërsa u arrestua në Kamëz, pas disa orësh në arrati. Sipas burimeve, në momentin e ngjarjes në banesë, ndodhej nipi 14-vjeçar dhe dhëndri i çiftit, i cili jetonte në shtëpinë e tyre. Mësohet se po merren në pyetje nga policia për rrethanat e krimit. Njoftimi i Policisë:...
Burimi:
zeri.ai