Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Krim me bluzat e bardha/ Mashtrimet online me ilaçet, përdorin imazhet e mjekëve të njohur për të bindur të moshuarit
Nën ndikimin e rrjeteve sociale dhe montazheve abuzive që u bëhen imazheve të mjekëve të njohur për qëllimi përfitimi shumë pacientë po bien pre e mashtrimeve. Kjo grua dhe jo vetëm u drejtua tek Prof Dr Myftar Barbullushi për të marrë ilaçin magjibërës që largon diabetin siç dhe thuhej në video montazh kur në fakt Prof Barbullushi është mjek nefrolog dhe merret me veshkat. “Një grua duke ndenjur e pashë në Facebook dhe thoshte që largon diabetin. Por erdha dhe kuptova që është mashtrim”. Mashtrime te tilla kanë bërë që shumë pacientë që trajtohen prej vitesh nga diabeti të besojnë e të blejnë ilaçe bimore duke hequr dorë nga barnat mjekësorë duke riskuar shëndetin e tyre. Për këtë Porf Barbulushi ka bërë edhe një përgënjeshtrim...