Krim i rëndë në Zall-Herr, vriten me armë dy vëllezër, prangoset autori (EMRAT)
Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse është regjistruar ditën e sotme në Kamëz, saktësisht në afërsi të repartit ushtarak në zonën e Zall-Herrit. Të dhënat e para nga vendngjarja sugjeruan për një bilanc tragjik me një të vrarë dhe një të plagosur rëndë, i cili u transportua me urgjencë drejt spitalit. Dyshohet se viktima kanë mbetur vëllezërit Nazmi dhe Selam Islamaj, ndërsa është arrestuar pak moment më vonë autori i dyshuar i kësaj vrasjeje shtetasi Ngushëllim Manzi. Falë një reagimi të menjëhershëm të autoriteteve policore, është bërë i mundur identifikimi dhe ndalimi në kohë rekord i autorit të dyshuar të këtij krimi. Ai është shtetasi me inicialet N. M., i cili u vu në pranga vetëm pak momente pas ngjarjes. Forcat e rendit kanë rrethuar...
Burimi:
javanews.al