Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Krim i rëndë në Budva, 65-vjeçari vret vëllanë dhe nipin për konkurrencën e barkave në plazh! Ulet në kafe pas ngjarjes dhe pret policinë
Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Budvës mëngjesin e sotëm, ku humbën jetën një baba dhe djali i tij. Për vrasjen dyshohet S.S. (65), xhaxhai dhe vëllai i viktimave, i cili u arrestua pak pas marrjes së njoftimit nga policia për të shtëna me armë zjarri. “Rreth orës 8 të mëngjesit, nga Shërbimi i Gjatë i Drejtorisë së Sigurisë në Budva u pranua njoftim për përdorim të armës zjarri në rrugën Slovenska obala. Punonjësit e policisë reaguan menjëherë, e gjetën të dyshuarin S.S. në vendngjarje, sekuestruan armën dhe e arrestuan”, njoftoi policia. Sipas mediave lokale, ngjarjes së rëndë i...