Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Krim i paralajmëruar në Kukës/ I riu kërkoi drejtësi në Facebook, por shteti ishte i zënë me fushatën
👁7399
Një ngjarje tronditëse ka goditur qarkun e Kukësit pasditen e së mërkurës, ku një konflikt për pronësinë e tokës në fshatin Pla të Hasit përfundoi me vrasjen e 34-vjeçarit Rushit Sallahu. Autori i dyshuar i krimit, Ylber Jaku, 41 vjeç, jo vetëm që e kreu vrasjen me armë zjarri në mes të ditës, por rezulton se e kishte paralajmëruar publikisht aktin në rrjetet sociale ditë përpara se të ndodhte. Sipas Policisë së Shtetit, ngjarja u shënua rreth orës 16:40, kur një automjet me viktimën Sallahu brenda u gjet i qëlluar me armë zjarri. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet...