Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Kreu veprime të turpshme me mbesën e mitur, arrestohet 55-vjeçari në Fier
👁9214
Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi dyshohet se ai ka kryer veprime të turpshme ndaj mbesës së tij të mitur. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi V.Gj. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin V. Gj., 55 vjeç, pasi dyshohet se ka bërë veprime të turpshme ndaj mbesës së tij të mitur”, njofton policia. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./Opinion.al