Kreu i KQZ-së: Komunikim të vazhdueshëm me SPAK-un, u kemi vënë në dispozicion gjithçka

Kreu i KQZ-së: Komunikim të vazhdueshëm me SPAK-un, u kemi vënë në dispozicion gjithçka

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka folur për gazetarët pas takimit të tij me ambasadorin e BE, Silvio Gonzato në ambientet e KQZ-së. “Këtë javë kemi pasur në mënyrë periodike komunikime konkrete me SPAK-un për problematika të ndryshme dhe denoncime, si dhe informacione të ardhura në KQZ. Brenda 24 orësh ia kemi dalë të vëmë në dispozicion gjithçka që na është kërkuar”, tha Celibashi.