Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kreu i KMSH Bujar Spahiu: Kurban Bajrami na rikujton sakrificën sublime të Profetit Ibrahim
👁4605
Mëngjesin e sotëm, në faljen e namazit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kreu i KMSH Bujar Spahiu përcolli një mesazh urimi. Spahiu tha se sot është një gëzim i dyfishtë, pasi Kurban Bajrami feston në ditën e xhumasë. “Të dashur vëllezër e motra, që jeni mbledhur sot, këtu në këtë shesh për të festuar ditën më të madhe të Kurban Bajramit. Sot kremtojmë festën, një ditë që bashkon zemrat tona në adhurim, mirënjohje dhe solidaritet. Si rrallëherë, sot bashkohet dita më e bukure e javës, e xhuma me ditën më të bukur të vitit, Kurban Bajramin, një gëzim i dyfishtë....