Kreu i Dhomës, Maks Haxhia e konfirmon: Mbyllet bojkoti i avokatëve, jemi përballë një vendimi Gjykate!
Maks Haxhia ka deklaruar përfundimin e bojkotit, pas vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit, e cila ka pezulluar ecurinë e bojkotit të vendosur nga Këshilli. Në deklaratën e tij, Haxhia theksoi se Këshilli i qëndron vendimit të marrë më herët dhe se nuk konsideron se ka vepruar gabim. Maks Haxhia tha: “Jemi përpara një vendimi të marrë nga Apeli Administrativ që është pezulluar ecuria e bojkotit të marrë nga ky këshill. Ne i qëndrojmë këtij vendimi, nuk kemi marrë asnjë vendim të gabuar. Nisur nga ky vendim deklarojmë përfundimin e bojkotit, pasi jemi përballë vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit”.
Burimi:
javanews.al