Kreu i delegacionit të PE: Shqipëria po bën hapa spektakolarë në negociatat me Bashkimin Evropian
Kreu i delegacionit të Parlamentit Europian dhe bashkëkryetar i punimeve të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit (KPSA) BE–Shqipëri, Marco Tarquinio, vlerësoi ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit europian, duke e cilësuar “spektakolare” sa i takon hapjes dhe mbylljes së kapitujve të negociatave. Gjatë fjalës së tij në takimin dyditor që po mbahet në Tiranë, Tarquinio theksoi se përveç miratimit të reformave, është jetike që ato të zbatohen në praktikë nga institucionet dhe përfaqësuesit shqiptarë. Tarquinio u ndal edhe te debatet mes mazhorancës dhe opozitës, por nënvizoi se e rëndësishme është të punohet për një klimë politike më të qetë, në mënyrë që procesi i integrimit të ecë përpara pa pengesa. “Ne vazhdojmë të bashkëpunojmë me Kuvendin e Shqipërisë në rrugëtimin drejt integrimit në BE. Asistenca...
Burimi:
javanews.al