Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kremtohet Fitër Bajrami, mijëra besimtarë u falën në ‘Sheshin Skënderbej’! Kreu i KMSH: Qoftë burim dashurie dhe uniteti!
👁5485
Pas një muaji agjërimi dhe sakrifice, besimtarët myslimanë në Shqipëri festojnë sot (30 mars) Fitër Bajramin. Në Tiranë, mijëra besimtarë u mblodhën në “Sheshin Skënderbej” për faljen e Bajramit, organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH). Ceremonia nisi në 06:45 me leximin e Kuranit dhe ligjëratën, ndërsa pritjet tradicionale në selinë e KMSH-së do të zhvillohen nga 09:00 deri në 12:00. Kreu i KMSH-së uroi besimtarët, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe ndihmës për ata në nevojë. “Le të jetë Fitër Bajrami një moment vetëdijësimi për dinjitetin dhe vlerat njerëzore. Qoftë kjo festë burim mirësie, dashurie dhe uniteti për të...