
Kremtohet Fitër Bajrami, mijëra besimtarë falin namazin në “Sheshin Skënderbej”
👁5339
Pas një muaji agjërimi dhe lutjesh, besimtarët myslimanë sot festojnë Fitër Bajramin. Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga fakti se myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, për ta festuar së bashku këtë festë, e duke u kthyer në natyralitet. Kjo ditë nisi me ceremoninë në sheshin “Skënderbej”, prej orës 06:45 me leximin e Kuranit dhe ligjërata, ndërsa në orën 07:30 besimtarët falën namaz. Më vonë do të mbahen pritjet tradicionale në selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar (prej orës 09:00 e deri...
Burimi:
Kohajone.com