Kreditë nën monitorim, për herë të pare do ngrihet një “Byro”: Historiku financiar i qytetarëve e bizneseve në një sistem të ri

Kreditë nën monitorim, për herë të pare do ngrihet një “Byro”: Historiku financiar i qytetarëve e bizneseve në një sistem të ri

Shqipëria pritet të krijojë për herë të parë një Byro Krediti, e cila do të mbledhë dhe administrojë informacion mbi historikun e kredive dhe sjelljen në pagesa të individëve dhe bizneseve. Synimi është t’u japë bankave dhe institucioneve financiare një pamje më të plotë të aftësisë paguese të klientëve dhe t’i ndihmojë të vlerësojnë më mirë rrezikun para dhënies së një kredie. Sipas ekonomistit Ergis Sefa, ky zhvillim pritet të përmirësojë sjelljen e individëve dhe bizneseve ndaj institucioneve financiare. “Sa më i mirë të jetë niveli yt i kredisë, aq më pak burokraci duhet të kesh dhe aq më pak dokumente duhet të të kërkohen. Historia e mirë e kredisë do të zëvendësojë kolateralin, sepse do të rrisë besueshmërinë që ka klienti kundrejt institucioneve financiare....