Kredi studentore për 500 të rinj, shteti mbulon interesin: Ja sa do të paguajnë
Kreditë studentore janë hapur për aplikim, me një skemë që synon të mbështesë deri në 500 studentë për përballimin e tarifave të studimit dhe shpenzimeve të jetesës. Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, bëri të ditur se programi i Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë parashikon që norma e interesit të mbuluar nga Buxheti i Shtetit të lehtësojë kostot e financimit për studentët, të cilëve u mbetet një interes prej vetëm 0.5%. Kredia mund të përdoret për pagesën e tarifës universitare, por edhe për shpenzime të tjera, si qiraja, ushqimi dhe transporti. Sipas ministres, skema synon të ndihmojë veçanërisht studentët që largohen nga qytetet e tyre për të studiuar në Tiranë, ku kostot e jetesës janë më të larta. “Një nga elementet kryesore të...
Burimi:
ntv.al