“Kredi me interes zero për shtëpitë nën 60 mijë euro”, Rama: 4 mijë çifte të reja do të pajisen me çelësa
Kryeministri Edi Rama ka vijuar me prezantimin e Programit Kombëtar të Strehimit, duke bërë të ditur se 4 mijë çifte të reja do të mbështeten për të siguruar një banesë. Rama tha se 2 mijë prej kredive do të jenë me interes zero për apartamente me vlerë deri në 60 mijë euro, ndërsa 2 mijë kreditë e tjera do të kenë interes 3% për apartamente me vlerë mbi 60 mijë euro. “Do pajisim 4 mijë çifte të reja me çelës për shtëpi. Sipas kritereve që do bëhen të qarta, po këtu nuk hyjnë kreditë e lidhura me administratën. 4 mijë çifte të ndarë sipas kategorive, janë 2 mijë kredi me interes zero. Për çdo apartament nën 60 mijë euro, dhe këtu flasim për apartamente të...
Burimi:
vizionplus.tv