KQZ publikon shifrat, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 18:00

KQZ publikon shifrat, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 18:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar shifrat për pjesëmarrjen në zgjedhje deri në orën 18. Që prej momentit kur u hapën qendrat në të gjithë vendin, raportohet se pjesëmarrja ka qenë 40.91% nga 2423 qendra votimi që kanë çuar informacionin në KQZ. Krahasuar me pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të dy viteve më parë, ka një rritje me rreth 4.6% më shumë, ndërkohë që në zgjedhjet e përgjithshme të para katër viteve, pjesëmarrja deri në orën 18 ka qenë 45.48%.   Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv