KPK e shkarkoi nga detyra në 2022, KPA lë në fuqi vendimin për gjyqtaren e njohur të Tiranës

KPK e shkarkoi nga detyra në 2022, KPA lë në fuqi vendimin për gjyqtaren e njohur të Tiranës

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Tiranës, Fida Osmani. Komisioni konstatoi pamundësi financiare të familjes së gjyqtares për krijimin e pasurive dhe një konflikt interesi në gjykimin e disa çështjeve. Vendimi i KPK u la në fuqi nga trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi dhe Natasha Mulaj anëtare. ‘Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit...
Burimi: Sot.com.al