KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Sarandes, Kledian Llaho

KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Sarandes, Kledian Llaho

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të premten më 1 gusht vendimin e shkarkimit nga detyra të prokurorit të Sarandës, Kledian Llaho. Sipas kryesueses të trupit gjykues të KPA, Natasha Mulaj, është çmuar i drejtë pretendimi i Komisionerit Publik dhe drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, SPAK, se prokurori Llaho nuk rezulton i besueshëm në kriterin e pasurisë, pasi është në kushtet e deklarimit kontradiktor, të paskatë e të pamjafueshëm, duke i çuar institucionet e rivlerësimit në pamundësi për të verifikuar se cilat deklarime të subjektit pasqyrojnë të vërtetën faktike lidhur me burimin e pasurisë së tij. Shkaqet lidhur me...