KPA shkarkon nga detyra kreun e prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj

KPA shkarkon nga detyra kreun e prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi sot (9 prill 2025) kreun e prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj. Vendimi u mor sot nga trupa gjykuese e përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare. Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, i cili ka marrë kompetencat e ish-komisionerëve, u qëndroi shkaqeve të ankimit duke kërkuar shkarkimin e tij. Gjatë parashtrimeve dhe konkluzioneve përfundimtare ai renditi gjetjet, qëndrimet dhe kërkimet për gjithë çështjet e trajtuara në ankim duke vlerësuar se subjekti nuk ka qenë bindës në shpjegimet e tij, e për rrjedhojë nuk ka arritur të kundërshtojë barrat e...
Burimi: Syri.net