Burimi:
Sot.com.al

KPA shkarkon kreun e Prokurorisë Lezhë, Altin Dumani: Erjon Shehaj, mangësi në ushtrimin e detyrës
👁8225
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur të shkarkojë nga detyra kreun e Prokurorisë së Lezhës, Erjon Shehaj, duke rrëzuar vendimin e mëparshëm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që e kishte konfirmuar në detyrë. Ky vendim vjen pas ankimimit të bërë nga Komisioneri Publik, me pretendimin se prokurori Shehaj kishte shkelje serioze në pasuri dhe në profesionalizëm. Gjatë seancës ku u shpall vendimi, trupi gjykues i KPA theksoi se Shehaj kishte cenuar garancitë proceduriale të personave të përfshirë në dosje penale dhe kishte dështuar të kryente veprimet e duhura hetimore në disa raste. Në katër çështje të analizuara, u...