Kostoja e shëndetit/ 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Shqipëria është ndër vendet europiane ku kostoja pengon më shumë qytetarët të marrin kujdesin shëndetësor që u nevojitet. Në vitin 2024, 8% e popullsisë 16 vjeç e lart raportoi se nuk kishte kryer një ekzaminim mjekësor të nevojshëm, sepse ishte shumë i shtrenjtë. Në të dhënat më të fundit të disponueshme të Eurostat, vetëm Greqia ka një nivel më të lartë, me 8.8% në vitin 2025. Mesatarja e Bashkimit Europian për vitin 2025 ishte vetëm 1%. Pas Greqisë dhe Shqipërisë, diferenca është e madhe. Në vitin 2025, pamundësia për të përballuar financiarisht ekzaminimin prekte 2.5% të popullsisë në Letoni, 2% në Rumani, 1.9% në Francë dhe 1.6% në Itali. Kostoja mbetet pengesa kryesore në Shqipëri Në Shqipëri, në vitin 2024, përveç 8% që nuk e...
Burimi:
javanews.al