Kosovë/ Tentativa e 10-të për konstituimin e Kuvendit, opozita kundërshton sërish Albulena Haxhiun si kryetare

Kosovë/ Tentativa e 10-të për konstituimin e Kuvendit, opozita kundërshton sërish Albulena Haxhiun si kryetare

Në Kosovë sot po zhvillohet tentativa e dhjetë për konstituimin e Kuvendit, me seancën që është parashikuar të nisë në orën 10:00. Arsyeja kryesore e bllokimit të deritanishëm mbetet mosmarrëveshja për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit, ku partitë opozitare (PDK, LDK dhe të tjera) kanë refuzuar emrin e Albulena Haxhiut të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Pavarësisht presionit opozitar dhe situatës së ngërçit politik, Vetëvendosje nuk ka lëvizur nga qëndrimi i saj për të pasur Haxhiun në krye të Kuvendit, gjë që ka thelluar më tej krizën institucionale. Në seancën e mbajtur më 1 maj, deputeti Avni Dehari propozoi që votimi...
Burimi: Sot.com.al