Burimi:
Diasporashqiptare.al

Foto © Diasporashqiptare.al
Kosovë/ Presidentja Osmani dekoron të mbijetuarit e dhunës seksuale
👁5818
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar me medaljen “Nderi i Republikës” tre të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë: Vasfie Krasniqi-Goodman, Shyhrete Tahiri-Sylejmani dhe Ramadan Nishori.Në një ceremoni të veçantë, Presidentja Osmani tha se emrat e tyre do të mbesin përgjithmonë të gdhendur në ndërgjegjen kolektive të popullit të Kosovës. Ajo theksoi se rrëfimet dhe guximi i tyre kanë ndriçuar rrugën drejt së vërtetës, drejtësisë dhe shpresës për shumë të tjerë.“Ka momente kur fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur mirënjohje. Ju jeni zëri i së vërtetës që pret drejtësi prej dekadash. Ju ngritët zërin për...