Kosovë–Izrael, publikohen formacionet zyrtare për ndeshjen në “Fadil Vokrri”
14 November, 2026 - 15:20 Janë publikuar formacionet zyrtare të Kosovës dhe Izraelit për përballjen e sotme në kuadër të Grupit B3 të Ligës B në UEFA Nations League. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 15:00. Para kësaj përballjeje, grupi kryesohet nga Austria me tetë pikë, ndërsa Kosova renditet e dyta me pesë pikë, aq sa ka edhe Republika e Irlandës në vendin e tretë. Izraeli gjendet në pozitën e fundit me dy pikë. Për “Dardanët”, kjo ndeshje është e rëndësishme në garën për pozitat e para në grup./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com