Balerinët e Shkollës së Baletit prezantojnë “Arrëthyesin” dhe vallet popullore në skenat e Majorkës

Balerinët e Shkollës së Baletit prezantojnë “Arrëthyesin” dhe vallet popullore në skenat e Majorkës

27 November, 2026 - 22:00 Festa e Flamurit do të marrë një dimension të veçantë artistik këtë vit për Shkollën e Baletit në Tiranë, pasi balerinët do të performojnë në Majorka të Spanjës. Nxënësit e Shkollës së Baletit do të përcjellin në skenën e Teatre Principal d’Inca, në Majorka të Spanjës, kulturën shqiptare përmes baletit klasik dhe valleve tradicionale. Më 28 nëntor, në Ditën e Pavarësisë, balerinët e rinj do të ngjiten në skenën e Teatre Principal d’Inca, duke çelur një turne artistik me baletin “Arrëthyesi” dhe një repertor të zgjedhur me valle popullore shqiptare. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, tha se, rrugëtimi artistik do të vijojë edhe në dy qytete të tjera të Majorkës, Manacor dhe Santa Maria, më 30 nëntor...