Eugene O’Neill, dramaturgu që ndryshoi teatrin amerikan
27 November, 2026 - 22:30 Më 27 nëntor të vitit 1953, në moshën 65-vjeçare, u nda nga jeta në Boston dramaturgu amerikan Eugene Gladstone O’Neill, fitues i Çmimit Nobel për Letërsi dhe i katër çmimeve Pulitzer. I lindur në New York më 1888, O’Neill e nisi rrugëtimin drejt dramaturgjisë pas një jete të shoqëruar me përvoja të vështira dhe udhëtime në det. Këto përvoja ndikuan në krijimtarinë e tij, ku trajtoi shpesh vetminë, vuajtjen, konfliktet familjare dhe përplasjet e brendshme të njeriut. Në vitin 1936, ai u bë dramaturgu i parë amerikan që fitoi Çmimin Nobel për Letërsi. Ndër veprat që lanë gjurmë në teatrin botëror janë “Anna Christie”, “The Hairy Ape”, “Mourning Becomes Electra” dhe “Long Day’s Journey into Night”./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com