Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Kosovë/ Dështon përpjekja e 17-të për konstituimin e Kuvendit
👁14313
Ka dështuar për herë të 17 përpjekja për të konstituuar Kuvendin e Kosovës. Në seancën e mbajtur të shtunën, ngërçi vazhdon të mbetet te pika e formimit të një komisioni për votim të fshehtë. Të shtunën, formimi i komisionit për votimin e fshehtë mori vetëm 53 vota pro dhe një kundër. Sërish ky propozim i Lëvizjes Vetëvendosje nuk mori votat e mjaftueshme. Seanca e radhës do të mbahet të hënën në orën 10:30.