Kosova zhytet thellë në krizë, 10 ditë nga afati i Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit

Kosova zhytet thellë në krizë, 10 ditë nga afati i Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit

Deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës mblidhen për herë të 47-të këtë të martë në atë që është kthyer tashmë në rutinë prej më shumë se katër muajsh. Shpresat për të kryer procedurën e zyrtarizimit të Kuvendit në këtë seancë janë pothuajse zero ndërsa kanë mbetur edhe 10 ditë nga afati që Gjykata Kushtetuese ka vendosur. Partitë opozitare vijojnë me të njëjtat qëndrime teksa Vetëvendosje po shpreson tek një takim që pritet me kryeministrin në detyrë Kurti dhe kryetarit të Nismës Fatmir Limaj. Mungesa e vullnetit politik është arsyeja kryesore e ngërçit që ka paralizuar punën e institucioneve./vizionplus.tv
Burimi: Vizionplus.tv