Kosova prezanton në Dubrovnik manualin për edukimin medial dhe luftimin e dezinformimit te të rinjtë
Kosova ka prezantuar përvojat dhe materialet e saj në fushën e edukimit medial dhe luftimit të dezinformimit në një konferencë rajonale të mbajtur më 3 nëntor 2026 në Dubrovnik të Kroacisë. Në këtë konferencë, Ministria e Sportit dhe Rinisë prezantoi Manualin për Edukimin Medial dhe Dezinformimin për të Rinj në Kosovë, së bashku me një pako materialesh që trajtojnë edukimin medial, bullizmin kibernetik dhe gjuhën e urrejtjes. Materialet janë hartuar me iniciativën e Grupit të Punës për Dezinformimin dhe Edukimin Medial nga Kosova, të udhëhequr nga Ministria e Sportit dhe Rinisë, përcjell KultPlus. Ato synojnë të ndihmojnë të rinjtë të zhvillojnë mendimin kritik, të identifikojnë informacionet e rreme dhe të përballen me dezinformimin, si dhe të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi digjital më të...
Burimi:
kultplus.com