Kosova numëron seancat e dështuara, prova e radhës e deputetëve në datën 29 maj

Kosova numëron seancat e dështuara, prova e radhës e deputetëve në datën 29 maj

Deputetët e Kosovës, dështuan sërish të konstituiojnë Kuvendin edhe në përpjekjen e 22-të këtë të martë. Dështimi për të bërë funksional Parlamentin e ri ka zhytur vendin në një ngërç politik duke e lënë atë edhe pa qeveri të re, kur kanë kaluar më shumë se tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve. Dështimet e njëpasnjëshme vijojnë njësoj pavarësisht thirrjeve nga brenda dhe jashtë vendit për të lëvizur përpara me krijimin e institucioneve. Edhe në seancën e kësaj të marte, deputetët refuzuan formimin e komisionit për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të ri. Votimi i fshehtë...
Burimi: Vizionplus.tv