Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kosova nuk del nga ngërçi politik, dështon edhe tentativa e 45-të për konstituimin e Kuvendit
Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar as në përpjekjen e 45-të, meqë partitë politike vazhdojnë të ngulojnë se kanë të drejtë në qëndrimet e veta. Në seancën e 11 korrikut kanë marrë pjesë 93 deputetë. Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës e ka akuzuar kryesuesin e seancës Avni Dehari, nga Lëvizja Vetëvendosje, për shkelje të Kushtetutës. “Kjo është e papranueshme”, ka thënë Tahiri nga foltorja e Kuvendit, teksa Dehari ka kërkuar që atij t’i ndalet mikrofoni. Akuza kundër Deharit kanë pasur edhe përfaqësues të partive tjera, të cilëve, gjithashtu u është ndalur mikrofoni. Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja...