Kosova në udhëkryq/ Washingtoni kërkon zgjidhje, Joseph: Kurti ka çelësin
Zëri i SHBA-së bëhet më i fortë përballë krizës politike në Kosovë, por Uashingtoni nuk pritet të përdorë të gjithë presionin në dispozicion. Edward Joseph, bashkëpunëtor i lartë në Institutin Johns Hopkins, thotë se është pozitive që administrata Trump dhe Bashkimi Evropian po shprehinhapur shqetësimin për bllokadën institucionale në Kosovë. Sipas Joseph, përgjegjësia për krizën është e ndarë mes forcave politike, por barrën kryesore e mban Albin Kurti, si fitues i zgjedhjeve. Ai vlerësoI se edhe opozita ka përgjegjësi, ndërsa paralajmëron se kriza po dëmton të gjithë Kosovën. Por, pavarësisht presionit amerikan, Joseph nuk pret që Uashingtoni të përdorë “të gjithë levën” ndaj Prishtinës. Sipas tij, SHBA-ja ka mundësi të ushtrojë presion të madh ndaj Kosovës, por nuk ka gjasa të përdorë masa të forta...
Burimi:
ntv.al