Kosova në udhëkryq politik, Albulena Haxhiu paralajmëron tërheqjen nga gara për kryetare pas 43 dështimeve

Kosova në udhëkryq politik, Albulena Haxhiu paralajmëron tërheqjen nga gara për kryetare pas 43 dështimeve

Dje u regjistrua përpjekja e 43-të e pasuksesshme e deputetëve të zgjedhur për të konstituuar Kuvendin e Kosovës. Sikurse edhe në herët e kaluara, partitë opozitare  përfshirë PDK-në, LDK-në, AAK-në, Nismën dhe Listën Serbe, refuzuan të propozojnë anëtarë për komisionin që do të organizonte votimin e fshehtë për kryeparlamentarin, duke e konsideruar këtë proces si të papajtueshëm me Kushtetutën. Në votim të hapur, ata e kundërshtuan disa herë radhazi emërimin e Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje në këtë pozitë. Vetëvendosje, e cila fitoi shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare të shkurtit, këmbëngul se votimi i fshehtë është legjitim dhe kërkon...
Burimi: Sot.com.al