Kosova në fushatën zgjedhore në Serbi: Retorikë nacionaliste, pak zgjidhje konkrete
Nga premtimet se Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën deri te mesazhet se flamuri serb do të valëvitet në Prizren – këto janë disa nga narrativat që mund të dëgjohen në fushatën e partive të ndryshme politike në Serbi, në prag të zgjedhjeve parlamentare të caktuara për 25 tetor. Politikanët garojnë me qëndrimet e tyre, por pas retorikës nacionaliste dhe akuzave të ndërsjella është e vështirë të gjenden përgjigje konkrete për pyetjen se çfarë ofrojnë për marrëdhëniet e ardhshme mes Beogradit dhe Prishtinës. Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, por Beogradi zyrtar nuk e njeh atë. Që nga viti 2011, Kosova dhe Serbia zhvillojnë dialog për normalizimin e marrëdhënieve, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Në kuadër të këtij procesi janë nënshkruar dhjetëra...
Burimi:
syri.net