Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kosova mirëpret stërvitjen Defender Europe 25
👁12608
Kosova do të jetë mikpritëse e stërvitjes më të madhe ndërkombëtare, të drejtuar nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë dhe Afrikë, “Defender Europe 25”. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ky ushtrim do të mbahet nga data 26 maj deri më 9 qershor 2025. “Gjatë kësaj periudhe kohore, do ketë lëvizje të autokolonave nga vendbazimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe poligonit ushtarak në Babaj të Bokës. Kjo lëvizje do të realizohet me qëllim të ekzekutimit të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe 25”, prandaj kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve...